LajmeMaqedoni

Përfundon tenderi për energjinë elektrike, çmimi i ofruar 17%  më i lartë

Oferta e SH.A. Elektaranat e Maqedonisë është e vetmja kompani që ka paraqitur ofertë në tenderin e EVN Home si Furnizues Universal i energjisë elektrike, në tenderin për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën korrik-dhjetor 2022.

EVN

“SHA EMV si ofertuesi më i volitshëm dhe i vetëm, në tenderin nëpërmjet ankandit elektronik i ofroi EVN Home çmim të shitblerjes prej 48 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 100 % të sasisë së përgjithshme të planifikuar. Ky çmim i shitblerjes prej 48 euro për megavat-orë për periudhën korrik-dhjetor, është për 17% më i lartë  se çmimi i mëparshëm i cili u ofrua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (janar-qershor 2022), kur SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 41 euro për megavat-orë për nevojat e përgjithshme të planifikuara të EVN Home si Furnizues Universal” – thonë nga EVN.

Nga EVN Home thonë se për çmimin e energjisë elektrike gjatë periudhës në vijim do të vendosë Komisioni Rregullator për Energjetikë, ndërsa i njejti varet nga më shumë parametra hyrës, siç janë: çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi.

Show More

Related Articles

Back to top button