LajmeMaqedoni

Bisedime me punonjësit e DAP-it për pagat

Një mediator i ri u angazhua për të negociuar krizën në Drejtorinë e të Ardhurave Publike. Nga njëra anë qëndroj drejtoresha që lutet për një zgjidhje afatgjate, kurse nga ana tjetër kreu sindikatës që thotë se po nuk u morën vesh për rritje të pagave do të futen në grevë të përgjithshme. Ilija Manasiev tha se për 10 deri në 20 ditë do të merren vesh të dyja palët, që nënkupton se edhe greva e paralajmëruar pezullohet për të paktën tri javë. Ai bën thirrje që të përmbahen nga komentet që dëmtojnë procesin, kur u pyet nga Tv Alsat që a do të bëhet verifikimi i prejardhjes së pasurisë së të punësuarëve, siç tha Kryeministri.

 “Do të ju kisha lutur të gjithë përfaqësuesve të pushtetit që derisa zgjasin negociatat të përmbahen të gjithë, duke përfshirë edhe funksionarët që të japin deklarata që do e dëmtojnë procesin. Nuk do të jetë mirë nëse punojmë nën trysni, duhet ti shqyrtojmë çështjet, se tek ne e fundit është greva. Në botë ka ‘lock-down’ mbyllje të institucionit, por këtu tek ne sipas ligjit nuk është e paraparë kjo,” deklaroi Ilija Manasiev, Mediator.

 “Gjendja e pagave e të punësuarëve në DAP në 14 vitet e fundit pagat janë në nivelin sikur kanë qenë në 2009, me vetëm një përjashtim të korrektimit 2019 kur u rritën me 5%. Vet kjo tregon se gjendjen e të punësuarëve që kërkojnë për rritje të pagave. Tani rrogat që marrin janë 30% më të vogla nga vendimet që kanë dal nga marrëveshja kolektive,” tha Vase Nedanovski, Kryetar i Organizatës sindikale “Solidariteti”.

 Por përse dha dorëheqje mediatori paraprak? A pati kërcënime apo vetëm u la të arsyetohet se ka udhëtim zyrtar, drejtoresha e DAP tha se në përgjigjen e mediatorit  paraprak nuk ka pasur ankesa për trysni në punë.

 “Me sa e di unë, propozimi për atë mediator ishte nga sindikata dhe u pranua nga ne, bashkërisht e kemi zgjedh atë person profesional. Ai vet mendoj se tha që është në udhëtim zyrtar jashtë shtetit dhe duke mos mundur ti plotësoj gjitha këto afate që parashikohen përmes Ligjit, për zgjidhje paqësore të çështjeve të hapura morëm, nu propozua nga Ministria për punë dhe politike sociale arbitër i ri. Por, nuk ka pasur as presione dhe asgjë tjetër kontestuese,” u shpreh Sanja Llukarevska, Drejtoreshë e DAP.

Vendimi për grevë të përgjithshme është dashur të hyjë në fuqi më 27 të këtij muaji, por është shtyrë për shkak të emërimit të një pajtuesi të ri në proces. Ndërkohë punonjësit e Drejtorisë së të Ardhurave të Publike po zhvillojnë çdo ditë protesta dy orësh në vendet e tyre të punës. Para eskalimit është situata edhe në Drejtorinë e Doganave, të cilët kërcënojnë që nëse nuk u nivelizohen pagat për 30% do të bojkotojnë punën duke bllokuar pikat doganore. Pas rritjes së pagave për 78% të funksionarëve dhe 30% të të punësuarve në Ministrinë e Financave, autoritetet thonë se duhet që ligji përkatëse të shkojnë në Kuvend për interpretim të autenticitetit të neneve nëse do tu takojnë rritje pagash në DAP dhe Dogana. /alsat.mk

Show More

Related Articles

Back to top button