LajmeMaqedoni

Lloga: VMRO-DPMNE e mbronte Ramiz Merkon kur ASH dhe Ziadin Sela ngritnin padi ndaj tij

Ministri i Drejtësisë – Krenar Lloga në seancën parlamentare të së premtes të rezervuar për pyetje të deputetëve, i pyetur nga deputetit Bojan Stojanovski nga VMRO-DPMNE se: A beson Ministri i Drejtësisë se mund të ketë një trajtim të paanshëm ndaj rastit të Ramiz Merkos? Lloga është përgjigjur se VMRO-DPMNE e mbronte Ramiz Merkon kur ASH dhe Ziadin Sela ngritnin padi ndaj tij, informon PRESSonline.al

“Më së paku 20 iniciativa lidhur me Ramiz Merkon janë parashtruar nga ana e Ziadin Selës, jo vetëm deri te Prokuroria Themelore Publike në Strugë, por edhe deri te Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) dhe institucionet tjera. – Që nga 2013-2017, kur unë isha Sekretar i Komunës së Strugës, në qeverisje ishte VMRO DPMNE. Ku ishte atëherë partia që të vepronte!? Ju në atë periudhë e mbronit Merkon. Unë, madje dërgova edhe letër deri te Gordana Jankuloska. Kur të marr një raport nga Këshilli Gjyqësor për mbikëqyrjen e bërë në gjykatën në Strugë, atëherë do të kërkoj takim me ta për të më informuar për atë se çfarë kanë konstatuar”, është përgjigjur ministri i Drejtësisë – Krenar Lloga.(PRESSonline.al)

Show More

Related Articles

Back to top button