LajmeMaqedoni

Zdravevit i caktohet masa e paraburgimit

Ish-kryetari të Këshillit të Komunës Qendër, Vlladimir Zdraev, i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Për dy të dyshuarit V.Z. dhe LJ.B. është caktuar masa e ndalimit nga gjyqtari në procedurë paraprake. Të dyshuarit të tretë (T.D.) i është caktuar masa e arrestit shtëpiak. Tre të dyshuarit e tjerë do të dërgohen para gjyqtarit për procedurë paraprake.

Zdravev është i dyshuar në rastin e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar në rastin me kodin “Feniks” për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar gjatë ndërtimit të monumenteve “Shkupi 2014”.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk