LajmeRajon

Biserko: Marrëdhëniet në rajon kanë arritur në një nivel ku mund të ketë konflikte

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë këtë të premte se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “nuk është problemi kryesor në dialogun” Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, “por Beogradi”, duke shtuar se marrëdhëniet rajonale janë sjellë në një nivel ku mund të priten konflikte.

“Beogradi beson se Kurti po i provokon dhe për mendimin tim ky nuk është provokim, por ai thjesht u përpoq të zbatojë disa gjëra për të cilat tashmë janë marrë vesh më herët. Kjo do të thotë se Beogradi i ka shpalosur qëllimet e tij deri në fund, pasi nuk ka fare qëllim të hyjë në atë dialog dhe ende qëndron në idenë e ndarjes së Kosovës, dhe kjo duket qartë nga të gjitha reagimet dhe sjelljet e fundit të Beogradit. nga ngritja e ushtrisë në një nivel më të lartë të gatishmërisë, e për më tepër, ky lloj tensioni krijohet gjatë gjithë kohës, pasi ata janë ushtarakisht superiorë në krahasim me Kosovën”.

“Mirëpo, nëse kalojnë kufirin, aty i pret NATO-ja, jo Kurti”, tha Biserko, transmeton media opozitare serbe “Nova”.

Ajo vlerëson se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk mund të jetë hapi i parë në zbatimin e marrëveshjes së dakorduar fillimisht në Bruksel, dhe e përforcuar me aneks e saj në Ohër të Maqedonisë së Veriut, pasi që siç thotë ajo Kosova nuk ka garanci se do të arrihet hapi i dytë; njohja e Kosovës nga Serbia.

“Nuk ka asnjë dëshmi se Beogradi dëshiron seriozisht të zbatojë dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, dhe ne kemi dëgjuar gjithashtu nga presidenti (Aleksandër Vuçiç) se ai nuk e njeh këtë dhe se ai nuk ka nënshkruar asgjë, dhe menjëherë pas Ohrit ai vuri në dyshim të gjitha ato detyrime që janë aty”.

Ndërkaq, Biserko theksoi se shpreson që bashkësia ndërkombëtare në Kosovë të ndërhyjë më shumë për të parandaluar një konflikt të mundshëm, pas tensioneve të krijuara në Veri të Kosovës.

“Duke pasur parasysh se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, është folur për hapjen e një fushe të dytë beteje në Ballkan dhe se kthimi i tyre i sigurisë në këto zona është motivuar nga kjo mundësi dhe se ata ende po ndjekin me përkushtim ngjarjet në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë”, potencoi Biserko.

Show More

Related Articles

Back to top button