LajmeRajon

KFOR-i intervenon pas gjetjes së një mjeti të pashpërthyer në Deçan

Është gjetur një mjet i pashpërthyer në fshatin Jedov të Deçanit, të premten.

Siç njofton raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, rastin e kishte raportuar një burrë kosovar i cili kishte hasur në mjetin gjersa priste dru në pyll.

Për mjetin është përkujdesur njësiti për deminim i KFOR-it.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se gjersa ai ishte në pyll duke prerë dru, kishte hasur në një mjet të dyshuar të pa shpërthyer. Njësiti për deminim i KFOR-it ka bërë shpërthimin e kontrolluar të mjetit të dyshuar pa ndonjë incident”, thuhet në raport.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së premtes.

Show More

Related Articles

Back to top button