LajmeSport

Mërgim Berisha nga Fenerbahçe te Augsburgu

Mërgim Berisha edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Augsburgut. Sulmuesi kosovar ishte i huazuar te skuadra gjermane nga Fenerbahçe, me Augsburgun që kishte shpenzuar 300 mijë euro për huazimin e tij. Augsburg kishte një klauzolë për ta blerë përfundimisht Berishën duke e shfrytëzuar në fund të sezonit.

Fenerbahçe ka njoftuar zyrtarisht se Mërgim Berisha është transferuar te klubi gjerman për shumën e katër milionë eurove. Përveç Berishës nga gjiganti turk është larguar edhe Ezgjan Alioski pasi ishte i huazuar nga skuadra arabe Al-Ahli. Alioski rikthehet te skuadra arabe ku ka kontratë deri në qershor të vitit 2024.

Show More

Related Articles

Back to top button