LajmeSport

Lioni bën ofertë shumë më të madhe se Milani

Kristian Pulishiç ka vendosur të largohet nga Çellsi pas katër viteve të kaluara në “Stemford Brixh”. Sulmuesi amerikan nuk kishte hapësirat e duhura sezonin e kaluar, por edhe vuajti nga disa lëndime gjë që bëri të mos luaj shumë me fanellën e “The Blues”. 24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje me fanellën e Çellsit, duke realizuar vetëm një gol dhe duke asistuar në dy të tjerë.

Milan thuhet se ka një marrëveshje me lojtarin, por ende është shumë larg që ta arrijë një gjë të tillë edhe me Çellsin. “Rossonerët” kanë ofruar vetëm 14 milionë euro, shumë e ulët nga kërkesat që ka Çellsi. Së fundmi Lioni është futur fuqishëm në garë për amerikanin dhe ka bërë një ofertë dukshëm më të lartë se gjiganti italian. Sipas “The Athletic”, Lion ka ofruar hiq më pak se 24 milionë euro për lojtarin, ofertë që ka kënaqur drejtuesit e Çellsit.

Show More

Related Articles

Back to top button