LajmeRajon

“Ligji mbi të gjitha”, Kurti nuk tërhiqet: Identifikuam 45 persona për sulmet në veri!

Pavarësisht se ndërkombëtarët ijnsistojnë në uljen e tensioneve në veri, Albin Kurti duket i vendosur t`i shkojë qëndrimit të tij deri në fund. Kryeministri i Kosovës tha se janë identifikuar 45 persona, që sipas tij, kanë marrë pjesë në sulmet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe dhe në episode e dhunës ndaj ushtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarëve. Por njëkohësisht ata rrezikuan dhe sigurinë e pergjithshme me përdorimin e armatimeve të ndryshme, nga granatat e dorës e koktejet molotv tek plumbat, qofshin ata të automatikëve apo revoleve, shtoi ai. Është një situatë në të cilën ka shumë kriminelë… Deri më tani, Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona për sulmet ndaj gazetarëve, por edhe për ngjarjet e dhunshme të 29 majit në Zveçan kur protestuesit serbë u përleshën me ushtarët e KFOR-t. Nga përplasjet, u plagosën me dhjetëra persona nga të dy krahët. Pak ditë më parë, qeveria e Kosovës shpalli “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut” –dy grupime këto që besohet se veprojnë në veri të Kosovës – si organizata terroriste. Shtetet e Bashkuara e shprehën hapur pakënaqësinë për këtë lëvizje të Kurtit, duke u ankuar se ai nuk u koordinua me ta dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për këtë vendim. Kur u pyet për reagimin e Uashingtonit, Kurti tha se Kosova ka “fakte dhe dëshmi të panumërta se bëhet fjalë për organizata terroriste”, ndërsa shtoi se për situatën e tensionuar në veri të Kosovës është në kontakt me zyrtarët europianë. “Unë jam i interesuar për shtensionim e gjendjes, shtensionimi nënkupton sundim të ligjit që t`i i zmbrapsë këta kriminelë, duke i detyruar të përballen me drejtësinë ose edhe të shkojnë në Serbi, u shpreh ai.

Show More

Related Articles

Back to top button