GostivarLajme

Hap dyert kompania Connect / Do të ofroj shërbime të telefonisë celulare, internetit dhe tv

Kompania për shërbime të telefonisë celulare dhe TV, “MTEL”, vjen edhe në Gostivar. Ky operatorë, shërbimet e veta në Gostivar do ti ofroj përmes përfaqësuesit të autorizuar në Gostivar, sallonit “Connect”, i cili nga sot ka filluar me punë.

Përpos shërbimeve pri-pejd dhe post-pejd, internetit dhe TV, aty gjeni edhe oferta të shumta të telefonave celularë nga modelet e fundit të brendeve më të njohura. “Connect” ofron edhe aksesorë të ndryshëm për celularë dhe pajisje kompjuterike, ndërsa të veçantë e ka edhe shërbimin e servisimit të celularëve, kompjuterëve dhe laptopëve.

“Connect” me një fjalë shërben të gjitha ofertat e kompanisë së njohur “MTEL” e cila në gamën e gjerë të shërbimeve ka pako të shumta të telefonisë celulare duke filluar me ato familjare e deri te ato të biznesit dhe shumë oferta të tjera.

Dinamizmi që karakterizon tregun është baza për përzgjedhjen e shërbimeve dhe teknologjive që “MTEL” ofron për përdoruesit dhe kjo moto e kompanisë sot u vërtetua në Gostivar, pasi që në ditën e parë inetersimi i qytetarëve për shërbimet e kësaj kompanie ishte shumë i madh.

Ndryshe, salloni i “Connect” me një staf profesional dhe shumë mikëpritës, është i vendosur në vend i cili gjendet lehtësisht në Gostivar, përballë qendrës tregtare “De Jure”.

Show More

Related Articles

Back to top button