LajmeRajon

Betohen 300 deputetët e Parlamentit grek

Në prani e Presidentes së Republikës Katerina Sakellaropoulou janë betuar në Parlamentin helen 300 deputetët grekë.

Mbledhja e seancës u mbajt me kryesimin e nënkryetarit të parë të Kuvendit të kaluar Nikitas Kaklamanis, i ndihmuar nga katër sekretarët e përkohshëm, të cilët janë deputetët më të rinj të dy partive të para në fuqi.

Nga vendet ministrore u betua kryeministri Kyriakos Mitsotakis dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave që janë edhe deputetë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis zbriti në sallë dhe foli thuajse metë gjithë deputetët e Demokracisë së Re.

Ndërsa në orën 11.00 në sallë u paraqit humbësi i zgjedhjeve Alexis Tsipras i cili u ul në ulësen e parë, pranë Olga Gerovassilis dhe Sokratis Famellos.

Deputetët e shumicës qeverisëse zënë vendin në dy krahët e djathtë të sallës si dhe në qendër të krahut qendror. PASOK u ul në ndenjëset e para të krahut qendror të sallës.

Deputetët e bënë betimin siç përshkruhet në nenin 59 të Kushtetutës: “Betohem në emër të Trinisë së Shenjtë, të Barabartë dhe të Pandarë, t’i jem besnik Atdheut dhe shtetit demokratik, t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve dhe t’i kryej detyrat e mia me ndërgjegje.”

Ndërsa, rreth 15 nga deputetët e SYRIZA-s zgjodhën që të bënin betimin fetar dhe deputetët myslimanë u betuan në Kuran.

Show More

Related Articles

Back to top button