LajmeRajon

Procesi i Berlinit, Rama pritet të nisë tur në Ballkan më 6-7 korrik

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama pritet të nis një tur në Ballkan, në kuadër të Procesit të Berlinit.

Turi do të zhvillohet në datat 6 korrik dhe 7 korrik, ku kryeministri do të udhëtojë drejt Beogradit, Sarajevës, Prishtinës dhe Shkupit, ndërsa do të zhvillojë takime me krerët e shteteve përkatëse, raporton RTSH.

Disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha nga Ulqini se “Ballkani i Hapur” e ka kryer misionin për të cilin lindi, për të shtyrë përpara Procesin e Berlinit dhe se tashmë liderët e Ballkanit duhet të fokusohen në këtë nismë.

Më 16 tetor të këtij viti, Tirana do të presë samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button