LajmeSport

Osasuna jashtë Ligës së Konferencës, trukuan sfida në sezonin 2013/14

Spanjollët e Osasuna nuk kanë arritur t’i gëzohen kualifikimit për në sezonin e ardhshëm të Ligës së Konferencës, me skuadrën e La Liga-s, që ka marrë një dënim të rëndë nga UEFA, duke u përjashtuar për 10 vite nga kompeticionet evropian, për shkak të trukimit të ndeshjeve.

Gjykata sportive në Spanjë ka dënuar Osasuna-n pas shumë vitesh të kaluara në sallat e gjyqeve, për trukimet e rezultateve të ndeshjeve në La Liga në sezonin 2013-2014, kur nëpërmjet pagesave ndaj klubeve të tjera, dakordohej për rezultate të caktuara që i mundësonin mbijetesën në La Liga.

UEFA gjithashtu bëri me dije 2 javë më parë, se Osasuna ishte përjashtuar nga Liga e Konferencës, pavarësisht se klubi kishte siguruar pjesëmarrjen pas pozicionimit në vendin e 7-të në kampionat, ndërsa vet klubi konfirmoi me anë të një komunikatë zyrtare se i njëjti vendim kishte qëndruar në fuqi nga Komisioni i Apelit të UEFA-s.

Kështu, në vend të Osasuna, tashmë vendin e këtyre të fundit pritet ta zënë “baskët” e Atletik Bilbao, të cilët në edicionin e fundit të La Liga u renditën në vendin e 8-të në kampionat.

Show More

Related Articles

Back to top button