LajmeRajon

Përleshen fizikisht deputetët e Serbisë, përmendet edhe emri i Albin Kurtit

Një përplasje verbale dhe fizike ka ndodhur në seancën e sotme parlamentare të Serbisë.

Partitë opozitare kanë kërkuar që Aleksandër Martinoviq të largohet nga salla.

Ministri i Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale nuk e bëri një gjë të tillë.

Madje, në seancë, deputetët e pozitës përmenden edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shkruan Danas, transmeton “Bota sot”.

Vazhdimi i seancës së Kuvendit të Serbisë filloi me rrëmujë dhe bujë, deputetët e opozitës nuk pranuan të ulen përkundër këshillave të kryeparlamentarit, duke kërkuar që Aleksandar Martinoviq të largohej nga salla, derisa Orliq të jepte pushim, raporton Danas, transmeton “Bota Sot”.

Deputetët e opozitës, në këmbë dhe duke brohoritur “Vuçiq ik”, kërkuan që ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq të largohet nga seanca.

Largimi i tij është kërkuar edhe për shkak të fyerjeve të djeshme ndaj deputetëve dhe aktivistëve politikë.

Martinoviqi dje i pyeti deputetët se sa fëmijë kanë dhe vlerësoi se ata që nuk kanë fëmijë “por ushqejnë këlysh e kotele dhe peshq” nuk kanë të drejtë të “mësojnë për fëmijët”.

Dragan Markoviq Palma, deputet i Serbisë së Bashkuar, u përpoq të shpjegonte se Martinoviqi është ministër dhe askush nuk mund ta nxjerrë nga salla.

Madje, zuri në gojë edhe emrin e kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, duke thënë se deputetët e Serbisë po i dërgojnë atij një imazh jo të mirë për Serbinë.

“Kështu i dërgoni një imazh Albin Kurtit dhe gjithë botës se asgjë nuk është në rregull në Serbi. Ky është programi juaj”, tha Markoviq dhe shtoi se ky është demonstrim i pushtetit dhe ministri Martinoviq është zgjedhur nga deputetët që kanë shumicën, jo opozita.

Nga mosmarrëveshjet ndërmjet tyre, deputetët janë përleshur edhe fizikisht.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk