LajmeMaqedoni

Ambasadorja e re gjermane Dreksler e nis detyrën me vizitë në BFI, Fetai: Të përmbushen kërkesat drejtë BE-së

Bashkësai Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut është për tejkalimin e barrierave dhe përmbushejen e kërkesave që vendi ynë sa më parë të jetë pjesë e BE-së. Këtë qendrim mbi institucionin që drejton ka mbajtur kreu i BFI-së, Shaqir Fetai gjatë takimit me ambasadoren e re të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Dreksler e cila detyrën e saj si ambasadore e ka nisur me vizitë zyrtare në BFI. Fetai tha se do jenë të gatshëm në çdo moment dhe stituatë për të punuar me ambasadën gjermane, siç ka ndodhur edhe më parë.

“U biseda edhe çështja e inkuadrimit të RMV-së në rrjedhat euro-atlantike, në veçanti në familjen e Bashkimit Evropian. Biseduam shumë çështje dhe haptas se edhe BFI-ja me kompetencat e saj, jep kontributin e saj në tejkalimin e të gjitha pengesave që pengojnë rrugën drejtë BE-së, dhe se ne jemi për atë që kërkesat e BE-së sa më shpejtë të realizohen.

Ishte vizita e saj e parë që i bën një institucioni amabasadorja gjermane dhe ne e falenderuam shumë për këtë vizitë dhe e uruam për detyrën e re si ambasadore në RMV dhe i ofruam bashkëpunim në çdo moment dhe në çdo situatë”, deklaroi kryetari i BFI-së së RMV-së, Shaqir Fetai.

Fetai e informoi ambasadoren Dreksler edhe me funksionimin e BFI-së, synimet, angazhimin në shoqërinë multikonfesionale, zhvillimin e jetës kukturore dhe shkencore, ngritja e vetëdijes mbi luftën kundër anomalive në shoqëri dhe kultivimin e dialogut ndërfetar.

“Informuam dhe shpjeguam ambasadoren rreth funksionimit të BFI-së, organizimin e jetës fetare islame, pastaj rreth synimeve të BFI-së. Biseduam edhe mbi rolin e BFI-së mbi ngritjen e vetëdijes për vlerat bashkëkohore, në veçanti për kultivimin e paqes, tolerancës, bashkëjetesës në mes popujve në Maqedoni kjo marrë parasyshë se jemi një shoqëri multi-konfesionale dhe multi-etnike. Folëm edhe për kultvimin e dialogut ndër-fetar në mes bashkësive fetare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mbi bashkëpunimin e ngushtë në të kaluarën me Ambasadën gjermane këtu në Shkup. Biseduam edhe për jetën fetare të besimtarëve tanë, Qendrat islamike në Gjermani, për forcimin e bashkëpunimit me qëllim që të kemi organizim të mirëfillt edhe në Gjermani ku veprojnë besimtarët tanë”, deklaroi më tej kryetari i BFI-së së RMV-së, Shaqir Fetai.

Ambasadorja Dreksler shprehu mirënjohjen e saj për pritjen nga BFI dhe këtë vizitë e konsideroi si shumë të rëndësishme duke nënvizuar se ky institucion është me ndikim të madhë në shoqërinë e Maqedonisës së Veriut. Ajo theksoi edhe respektin që gëzon Fetai me rolin e tij në Kancelaritë e Gjermanisë për paqën në botë, e në veçanti në Ballkan. Takimi u mbyll me shkëmbim dhuratsh mes palëve.

Show More

Related Articles

Back to top button