Talenti i kombëtares U-19 të Shqipërisë, Erion Zabeli, ka hedhur një hap të madh në karrierën e tij teksa është transferuar në Premier Ligën angleze tek skuadra e Brentfordit. Pas eksperiencave te moshat e Uatfordit dhe së fundmi pjesë e Oksford, Zabeli iu bashkua klubit të Premier Ligës.
Shqiptari fillimisht do të bashkohet me skuadrën B të Brentfordit, me shpresën që në të ardhme, të arrijë të bindë drejtuesit, për të qenë pjesë e ekipit të parë, që luan në Premier Ligë. Zabeli është një lojtar me perspektivë, ndërsa nuk është çudi që të ndjekë rrugën e Armando Brojës, për të firmosur me ekipet më të mëdha angleze.
18-vjeçari numëron 4 paraqitje me Shqipërinë U19 si dhe ka qenë pjesë e të gjithave grupmoshave të Shqipërisë, duke filluar nga U15./abcnews/