Kryeministri i Maqedonisë së Veriut sot ka pritur kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
“Një mirëseardhje e ngrohtë në Shkup për kolegun tim të dashur, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Sot është një mundësi tjetër për një bisedë të hapur që synon forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, veçanërisht në kuadrin e rrugës sonë evropiane, e cila sigurisht është domethënëse për prosperitetin e të dy vendeve dhe për qytetarët” shkruan Kovaçevski në profilin e tij në Facebook.
Kovaçevski shton se fokusi është te ndërtimi i shteteve ekonomikisht të forta dhe të sigurta./Telegrafi/