LajmeMaqedoni

Bytyqi-Gzhelçik: Maqedonia e Veriut dhe Polonia kanë potencial të madh për zhvillimin e shkëmbimit tregtar

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka takuar ambasadorin e ri të Polonisë në Maqedoninë e Veriut, Kshishtov Gzhelçik, me të cilin ka biseduar për mundësitë për thellimin e tregtisë ndërmjet dy vendeve, me një theksi në përgatitjet për ardhjen e një delegacioni biznesi polak në vendin tonë në muajin shtator.

Duke i uruar mandat të suksesshëm, Bytyqi në takimin me ambasadorin polak theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Polonia nuk e kanë shfrytëzuar plotësisht potencialin e madh për zhvillimin e shkëmbimit tregtar.

“Polonia është vazhdimisht e përfshirë në 10-15 partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë, por ka ende potenciale të mëdha ekonomike të pashfrytëzuara që kemi si vende, gjë që kërkon intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike që do të rezultojë në mundësi biznesi për të dyja palët. Shpresoj që kjo të konkretizohet në shtator kur do të vijë delegacioni i biznesit polak”, tha Bytyqi.

Ambasadori Gzhelçik falënderoi për takimin dhe tha se do të punojë me përkushtim në promovimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Show More

Related Articles

Back to top button