LajmeRajon

Dyshohet për mbetje mortore, vazhdojnë gërmimet në Kishnicë dhe Arbëri

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar të enjten se po vazhdojnë punën në teren me gërmimet në Kishnicë dhe në lagjen Arbëria (Dragodan) të Prishtinës.


Në këto dy lokacione dyshohet për mbetjet mortore të dy viktimave të luftës.

Sipas njoftimit, zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në vendin, dhe njëkohësisht “një tregues i qartë i mohimit të vazhdueshëm të krimeve nga ana e Serbisë”.

“Ekipet tona po vazhdojnë punën e tyre në teren. Krahas gërmimeve në lokacionet tjera, si Podujevë dhe Kamenicë, këtë javë ekipet po vazhdojnë gërmimet edhe në Kishnicë dhe në Arbëri (Dragodan) të Prishtinës”, thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, mbi 1 mijë e 600 persona konsiderohen ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button