Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD) ka zhvilluar takim të hapur me sektorin civil dhe institucionet lokale të Gostivarit.
Anëtari i komisionit në fjalë Igor Jodrovski, përkujtuan se qytetarët në këto aktivitete ku afohet dhe decentralizohet puna e Komisionit, informohen më detajisht rreth raportimit të çdo forme të diskriminimit. Ai tha se diskriminimi mediatik dhe në punë janë dy lloje që raportohen më shpesh nga qytetarët.
Në Gostivar, jo zyrtarisht, qytetarët më së shumti ankohen për diskriminim politik. Si dhe ku mund të raportoni diskriminimin dhe ku mund të merrni ndihmë? Këto pyetje morën përgjigje në takim e hapur të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi (KPMD), i cili erdhi me mbështetjen e OSBE-së, ku morën pjesë përfaqësues nga pushteti lokal i komunës së Gostivarit, shkollat, OJQ-të, institucionet tjera dhe qytetarë.
Anëtari i komisionit në fjalë Igor Jodrovski, përkujtuan se qytetarët në këto aktivitete ku afrohet dhe decentralizohet puna e Komisionit, informohen më detajisht rreth raportimit të çdo forme të diskriminimit. Ai tha se diskriminimi mediatik dhe në punë janë dy lloje që raportohen më shpesh nga qytetarët.
Ideja e “Takimit të hapur” është të krijojë kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët, organizatat dhe institucionet lokale, në mënyrë që ata të njihen nga afër me pikëpamjet dhe opinionet e tyre, tha Azra Nuredini, koordinatore për barazi pranë Komunës së Gostivarit. Azra Nuredini.
Forumi që u mbajt në qendrën rinore iCan në Gostivar ishte i dyti i këtij lloji, ndërsa deri në fund të vitit takime të tilla parashihen edhe në shtatë qytet tjera. Ndryshe, pas takimit, Komuna e Gostivarit mori përsipër që në periudhën në vijim në ueb faqen e saj të vendos linkun ku qytetarët do të mund edhe onlajn të raportojnë mbi diskriminimin. Jo zyrtarisht në Gostivar qytetarët më së shumti ankohen për diskriminim politik.