GostivarLajme

Përplasje në Këshill për vendosjen e paneleve solare në objektet administrative të Komunës së Gostivarit

 Në 29 objekte në pronësi të komunës së Gostivarit, do të vendosen panele solare. Projekti do të realizohet në partneritet publiko-privat, ku komania fituese pas shpalljes publike, do të duhet ta kryejë investimin dhe do të marrë në koncesion çatitë e këtyre objekteve prej minimum 15 deri në maksimum 25 vite.

 Komuna e Gostivarit si partner publik nga prodhimi i energjisë elektrike nga këto solare, do të marrë 5 ose 10 për qind të fitimit. Propozimi mbi këtë projekt i cili pritet të fillojë nga janari i vitit të ardhshëm, kaloi edhe në Këshillin komunal, por me kundërshtime të një pjese të këshilltarëve, sidomos ata nga BDI, të cilët kërkonin që kohëzagjtja e koncesionit të jetë 15 vite me 10 për qind fitim dhe mbulimin e harxhimeve të energjisë elektrike në të gjitha objektet ku do të vendosen panelet solare.

 Aziz Dauti, këshilltar i BDI-së të cilit propozimi nuk iu pranua, tha se për këtë shkak edhe nuk kanë votuar “pro” këtij propozimi.

As shumica nuk ishte kompakte mbi këtë propozim. Telat Fetai, këshilltari i Alternativës, i cili është pjesë e shumicës votoi i përmbajtur. Ai parprakisht kërkoi që propozimi të plotësohet me kërkesën që partneri privat të mbulojë edhe harxhimet e energjisë elektrike të institucioneve ku do të vendosen solaret dhe seancën e ardhshme të Këshillit, pika sërish të vendoset në rend dite.

 Ndërkohë, këshilltarët e LSDM-së, të cilët përmbëjnë opozitën, votuan “por” propozimit në fjalë. Ema Neshkovska, këshilltare e këtij subjekti politik tha se besojnë që porozimi është i mirë dhe kërkesat e tyre shtesë do të jenë pjesë e shpalljes tenderike. Ema Neshkovska…

Paraprakisht, kryesuesi i Këshillit komunal Valbon Limani, i cili vjen nga ASH, premtoi se nuk do ta firmosë dokumentin nëse në propozim nuk futet edhe kërkesa që operatori ekonomik, gjegjësisht partneri pirvat të paguaj edhe energjinë elektrike në objektet ku do vendosen solaret.

Bashkim Asani nga Departamenti për Prokurime publike pranë komunës së Gostivarit, paralajmëroi këshilltarët se kërkesat e shumta do çdojnë deri aty që në shpalljen publike e cila do zgjasë 52 ditë, e që pritet procedura të nis nga java e ardhshme, të mos paraqitet asnjë operator ekonomik, megjithëse edhe ai premtoi se kërkesat e këshilltarëve do të jenë pjesë e shpalljes.

Ndryshe, kapaciteti i energjisë elektrike që pritet të prodhohet nga vendosja e solarëve në këto 29 objekte në një vit, pritet të jetë mbi 7500 megavatë orë dhe sipas projektit, duhet të vendosen rreth 11.300 panele solare.

Show More

Related Articles

Back to top button