LajmeMaqedoni

Taravari takon drejtorin e IRI-t për europë z. Paul McCarthy

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari sot ka takuar drejtorin e IRI-t për Europë, z. Paul McCarthy me të cilin diskutuan për zhvillimet politike në vend, procesin e reformave, ndryshimet kushtetuese si kusht për vazhdim të rrugëtimit tonë evropian, reformën zgjedhore, si dhe aktivitetin politik të Aleancës për Shqiptarët dhe kontributin e saj në të gjitha proceset e rëndësishme në vend.

Nder i veçantë të takoj sot në zyrat e IRI-t në Shkup, drejtorin e këtij instituti për Evropë, z. Paul McCarthy.

Biseduam për zhvillimet politike në vend, procesin e reformave, ndryshimet kushtetuese si kusht për vazhdim të rrugëtimit tonë evropian, reformën zgjedhore, si dhe aktivitetin politik të Aleancës për Shqiptarët dhe kontributin e saj në të gjitha proceset e rëndësishme në vend.

Falënderova IRI-n dhe z. McCarthy për mbështetjen e deritanishme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm në profesionalizimin dhe përgatitjen kadrovike përmes projekteve të ndryshme të tyre, në të cilat përfshihet edhe subjekti ynë.

Show More

Related Articles

Back to top button