LajmeSport

Granit Xhaka vesh fanellën e Bajer Leverkuzenit

Mesfushori Granit Xhaka nga sezoni i ri do të jetë pjesë e Bajer Leverkuzenit në Bundesligë. Gazetari italian, Fabrizio Romano ka raportuar se Arsenali dhe Bajer Leverkuzeni kanë nënshkruar marrëveshjen e transferimit. Reprezentuesi i Zvicrës do të nënshkruajë së shpejti kontratë deri në qershor të vitit 2028 me Bajer Leverkuzenin.

“Topçinjtë” do të përfitojnë 25 milionë euro nga shitja e Xhakës. 30-vjeçari është pjesë e klubit londinez nga vera e vitit 2016, kur u transferua nga Borusia Mynshengladbahu për 45 milionë euro.

Xhaka më parë karrierë ka bërë edhe te Bazeli në Superligën e Zvicrës.

Show More

Related Articles

Back to top button