LajmeRajon

Rama mbërrin në Mal të Zi, pritet nga Abazoviqi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me delegacionin e tij ka mbërritur në Mal të Zi, në kuadër të turit të tij në Ballkan.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Rama ka shpërndarë foto nga pritja që i ka bërë Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Rama u prit më herët në aeroport nga Filip Adziq, Ministër i Brendshëm dhe i Mbrojtjes së Malit të Zi, Boris Mariq, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së malit të Zi dhe Ridi Kurtezi, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi.

Rama pritet të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Abazoviq.

Më pas Rama do të udhëtojë drejt Serbisë, ku do të mbyll dhe turin e tij. Ai do të takojë presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ku do të mbajnë dhe një konferencë për shtyp. Para se të shkonte në Mal të Zi, Rama u ndal në Bosnje-Hercegovinë. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button