Vetëm 1 vit te Barcelona dhe ka arritur të fitojë 2 trofe. “Bomberi” polak, Robert Levandovski, po kalon një moment fantastik te “katalanasit” dhe ditën e sotme ka refuzuar një tjetër ofertë “arabe”, teksa nuk e mendon aspak largimin nga Barça.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, sulmuesi polak ka marrë sërish një ofertë “stratosferike” nga Arabia Saudite, por sërish Leëa e ka refuzuar ofertën dhe nuk ka në plan të largohet nga “blaugranat” para përfundimit të kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor të vitit 2026.
Kujtojmë se në sezonin e parë te Barcelona, Levandoëski ka arritur të çoj topin në rrjetë plot 33 herë, si dhe të asistojë shokët e tij në 8 raste, në 46 përballjet e zhvilluara në të gjitha kompeticionet ku spanjollët ishin pjesëmarrës.