Tashmë gjithçka është e qartë, “bomberi” belg, Romelu Lukaku dëshiron Inter dhe vetëm Inter, teksa ditën e sotme ka njoftuar “zikaltërit” se është i gatshëm të ulë dhe pagën e tij vetëm që të qëndrojë te nënkampionët e Evropës.
Në moshën 30-vjeçare, Lukaku nuk dëshiron më të kthehet në Premier League e për këtë aryse ka vendosur ta çojë pagën e tij në 8 milionë euro, nga 9 milionë që përfitonte me kontratën e mëparshme.
Në krahun tjetër, bordi i Inter po punon me “kohë të plotë” për ta blerë përfundimisht kartonin e belgut. “Zikaltërit” kanë ofruar plot 25 milionë euro, mirëpo oferta u refuzua nga “blutë”, të cilët nuk pranojnë më paks e 40 milionë euro për belgun.