Trajneri italian do të largohet nga “Los Blancos” në verën e vitit 2024 për ta nisur një eksperiencë të re në Kombëtaren e Brazilit.
Por, duket se “DonCarlo” do t’i lë “Mbretërit” në duar të sigurta.
Kjo pasi madrilenët e kanë zgjedhur Xabi Alonson për ta pasuar trajnerin italian në “Santiago Bernabeu”.
Ish-futbollisti i Realit aktualisht është trajner i Bayer Leverkusenit, ku i ecën punët mjaft mirë në sezonin e tij të parë në Bundesligë.
Bordi i klubit madrilen duket se unanimisht është pro emërimit të Alonsos në krye të ekipit që nga sezoni 2024/25.
Ish-mesfushori i njohur spanjoll kishte luajtur me sukses në Real Madrid para se ta vazhdonte karrierën në Bayern Munich, ndërsa paraprakisht, para këtyre dy eksperiencave, ai ishte pjesë e Liverpoolit.