LajmeRajon

Personat mbi 30 vjeç në Greqi kanë mundësinë të marrin dozën e katërt të vaksinës kundër Kovid-19

Qytetarët në Greqi të moshës nga 30 deri 59 vjet, nga sot nëse dëshirojnë mund të caktojnë terminë për vaksinim me dozën e katërt kundër Kovid-19.

Vaksinimi nuk është i detyrueshëm, ndërsa sipas Komisionit kombëtar për imunizim edhe pse “nuk ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme shkencore mbi përfitimin shtesë që do të ofronte dozën e dytë përforcuese me vaksinat ekzistuese”, megjithatë personave mbi 30 vjeç u jepet mundësia për t’u vaksinuar.

Me dozën e katërt, pra dozën përforcuese, tashmë janë vaksinuar qytetarët mbi 60 vjeç, ndërsa Komisioni i imunizimit pas mbledhjes së mbajtur të enjten njoftoi se mbetet rekomandimi për vaksinim për grupmoshat specifike.

“Në raport me popullsinë e përgjithshme nën 60 vjeç, Komisioni kombëtar për imunizim thekson se aktualisht nuk ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme shkencore për përfitimin shtesë që do të ofronte një dozë të dytë përforcuese me vaksinat ekzistuese. Megjithatë, komisioni kombëtar për imunizim paralajmëron t’u jepet mundësi vaksinimi me dozën përforcuese personave që janë nga mosha 30 deri në moshën 59 vjeç nëse dëshirojnë”, deklaruan të enjten nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë.

Qytetarët e grupmoshës së caktuar nga sot mund të caktojnë termin për vaksinim.

Show More

Related Articles

Back to top button