GostivarLajme

Grafitet antishqiptare në Gostivar, reagon Lëvizja Besa: Masa serioze e rigoroze për vandalistët që rrezikojnë marrëdhëniet e mira dhe bashkëjetesën

Gjatë mëngjesit të sotëm në disa objekte banimi në Gostivar janë shkruar grafite me përmbajtje naziste dhe antishqiptare.

Kjo sjellje nuk shërben për të mirën e askujt, veçanërisht për shkak të përçarjes që ajo sjell në mes nacionaliteteve të ndryshme. Ne si Lëvizja BESA – Gostivar nuk mund të pranojmë që individë të papërgjegjshëm të rrezikojnë marrëdhëniet e mira dhe bashkëjetesën që kemi arritur deri më tani.

Gostivari është qytet me vlera toleruese ndaj të gjithëve dhe ne duhet ta ruajmë dhe të kultivojmë këtë dukuri. Nuk duhet ta humbim këtë pasuri të çmuar për shkak të tekave dhe veprimeve të pakuptimta të individëve që nuk na duan të mirën.

Andaj kërkojmë nga organet kompetente që të ndërrmarin sa më shpejtë masa serioze dhe rigoroze për zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe nxjerrjen e vandalistëve përpara drejtësisë.

Të veprojmë së bashku, të promovojmë vlerat e qytetit tonë pa dallime etnike, fetare, racore etj dhe të përballemi me ndarjet në mënyrë që të krijojmë një mjedis ku të gjithë banorët e qytetit tonë mund të jetojnë në paqe dhe harmoni.

Show More

Related Articles

Back to top button