LajmeRajon

Lajçak takon kryeneogociatorin e Kosovës: Ka hapa konkretë për çtensionimin e situatës

Situata e tensionuar në veri ka mbledhur edhe njëherë në një takim zëvendëskryeministrin e Kosovës, njëkohësisht dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Diplomati i lartë i BE është shprehur optimist pas takimit që zgjati për disa orë në Bratislavë se ka rënë dakord me Bislimin për hapat e nevojshëm për çtensionimin e situatës në veri, por pa i specifikuar se kush janë ato.

“Jemi pajtuar për hapat e nevojshëm për të siguruar shtensionim efektiv të situatës dhe të bazuar në ligj dhe për përqendrim në normalizimin dhe zbatimin e sundimit të ligjit”, shkroi Bislimi në Tëitter pas takimit me Lajçak.

Lajçak, nga ana e tij, i cilësoi bisedimet me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi si tepër intensive.

“Kemi biseduar për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e shteteve anëtare të BE-së më 3 qershor, dhe për mënyrën përpara për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog. Jemi pajtuar për hapat e parë drejt arritjes së këtij qëllimi”, shkroi Lajçak.

Bashkimi Evropian i ka paraqitur tri kërkesa Kosovës për të shtensionuar situatën, të cilat ende nuk janë plotësuar nga Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti.

Show More

Related Articles

Back to top button