LajmeSport

Fanella e Mesit në Botërorin e Katarit, ekspozohet në muzeun e FIFA-s

Tre muaj pas hapjes së ekspozitës së Kupës së Botës 2022 në Katar, muzeu i FIFA-s i ka shtuar koleksionit të vet një artikull shumë të veçantë: një nga fanellat e fundit të veshura nga Lionel Messi. Të gjitha objektet në ekspozitë u mblodhën nga ekipi i muzeut të FIFA-s gjatë Kupës së Botës në Katar.

Ekspozita plotësohet nga suvenire që nxjerrin në pah momentet dhe protagonistët e mëdhenj të turneut. Të gjithë vizitorët e muzeut do të mund ta admirojnë Lionel Messin përmes fanellës së veshur prej tij në galerinë e Kupës së Botës 2022, ku triumfoi më së fundi.

Ndërkohë, epoka e Lionel Messit në MLS është gati të fillojë. Siç shkruan “Olè” nga Argjentina, “Pleshti” po përgatitet të nisë aventurën e tij të re në SHBA dhe në më pak se një javë, më 16 korrik, ai do të prezantohet para publikut të ri, përkrah Serhio Buskets dhe ndoshta edhe Zhordi Alba, i cili po përgatitet të ndjekë ish-shokët e skuadrës në SHBA.

Pas prezantimit do të jetë radha e debutimit të shumëpritur për Messin, i cili mund të dalë në fushë pak ditë më pas, më 21 korrik, në Kupën e Ligës kundër Kruz Azul de Melsiko. Alternativa është pak ditë më vonë, më 26 korrik kundër Atlanta Junajted.

Show More

Related Articles

Back to top button