LajmeRajon

Stoltenberg: Jam i gatshëm të takohem me Vuçiqin, ne kemi forcat e KFOR-it në Kosovë për të garantuar siguri

Sot ka nisur takimi dyditor i udhëheqësve të shteteve anëtare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) në Vilnius të Lituanisë, gjersa para nisjes së samitit, shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg foli për tensionimin e situatës në veri të Kosovës, ku sërish u bëri thirrje palëve që të përmbahen nga çdo veprim që mund t’i rrisë tensionet.


Në një paraqitje para mediave ai u pyet rreth kërkesës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takim, ndërkaq Stoltenberg tha se është në kontakt të rregull me Vuçiqin dhe i gatshëm për t’u takuar.

“Jam në kontakt të rregullt me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe sigurisht jam gati të takohem”, tha ai, raporton Telegrafi.

Stoltenberg tha se janë të shqetësuar për tensionet e shtuara në Kosovë dhe u bëri thirrje palëve për depërshkallëzim si dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të rrisë më tej tensionet në rajon.

“NATO është e pranishme në Kosovë, ne kemi forcat e KFOR-it që janë atje për të garantuar siguri dhe stabilitet për Kosovën dhe njerëzit që jetojnë në Kosovë”, tha ndër të tjera shefi i NATO-s. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button