LajmeRajon

Samiti i NATO-s, Begaj: Moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj e konsideroi samitin e NATO-s në Vilnius si një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik.

Sipas kreut të shtetit shqiptarë, vendimet e këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës, si dhe në ofrimin e mbështetjes për Ukrainë.

“Mbledhja e NATO-s në Vilnius është një moment vendimtar për sigurinë e rajonit Euro-Atlantik.

Vendimet e këtij samiti do të jenë të dobishme në forcimin e kohezionit dhe unitetit të Aleancës sonë, si dhe në ofrimin e mbështetjes për Ukrainën.

Shqipëria vazhdon të jetë e palëkundur në mbështetjen e përpjekjeve të Aleancës për të forcuar masat e ndëshkimit dhe mbrojtjes”, shkruan Begaj në një postim në rrjetin social Twitter.

Show More

Related Articles

Back to top button