BotaLajmeMaqedoni

Kovaçevski – Kallas: Vazhdon dialogu politik dhe bashkëpunimi thelbësor në nivel dypalësh dhe shumëpalësh mes Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot në Vilnius, u takua me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Siç njoftojnë nga Qeveria, dy kryeministrat theksuan se marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Estonisë janë tradicionalisht të mira dhe miqësore, të përcjella me dialog të vazhdueshëm dhe i zhvilluar politik.

“Kryeministri Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Estonisë në rrugën maqedonase për integrim evropian. Në takim u diskutuan temat nga agjenda e Samitit të NATO-s, si dhe kryesimi i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në”.

“Kryeministri Kovaçevski falënderoi Kryeministren estoneze Kalas për mbështetjen që Estonia jep për prioritetet tona si vend kryesues i OSBE-së dhe theksoi se Maqedonia e Veriut, si edhe më parë në kuadër të qëndrimit me Organizatën, do të vazhdojë të bëjë përpjekje për përmirësimin e koordinimit dhe do të angazhohet për zbatimin e përbashkët të aktiviteteve si parakusht për ndryshime pozitive në OSBE”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin e Kovaçevskit me kryeministren e Estonisë./Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button