LajmeRajon

Veriu i Kosovës, temë ndërmjet Ramës dhe Erdoganit në Lituani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjendet në Vilnius të Lituanisë, ku po merr pjesë në Samitin e NATO-s.

Në kuadër të këtij samiti, kryeministri shqiptar u takua me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Rama potencoi se Erdganin biseduan edhe për veriun e Kosovës.

“Vilnius, Lituani – Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkroi Rama në Facebook.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në Lituani u takua edhe me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Show More

Related Articles

Back to top button