LajmeMaqedoni

Gjykatësit votojnë për zgjedhjen e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor

Nga ora 8 deri në orën 15 do të mbahen zgjedhjet e drejtpërdrejta për dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor. 236 gjykatës me të drejtë vote do të ushtrojnë të drejtën e tyre në dy njësi: njësia e Gjykatës Supreme dhe njësia e Gjykatës së Apelit në Shkup dhe gjykatat administrative. Në listë janë tre kandidatë: Naqe Georgiev (gjykatës në Gjykatën Supreme), Antoneta Dimovska (gjykatëse në Gjykatës Civile) dhe Lazar Nanev (gjykatës në Gjykatën Themelore të Kavadarcit). Dy kandidatët të cilët sigurojnë më shumë vota, zgjidhen për anëtarë të këshillit, ndërsa betimin e japin para kreut të Kuvendit. Zgjedhjet për dy vendet vakante në organin më të lartë të drejtësisë erdhën si pasojë e dorëhqjes së dy anëtarëve: Mirjana Radevska Stefkova dhe Zoran Gerasimovski.

Show More

Related Articles

Back to top button