LajmeRajon

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, opozita bllokon foltoren – kërkohet pesë minuta pushim

Seanca plenare e kësaj të enjteje u shoqërua me debate të ashpra në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj.

Opozita kërkoi që seanca për shqyrtimin e kërkesës së arrestimit të Ahmetaj të mbahej këtë të enjte, ndërkohë që maxhoranca tha se nuk do të ketë ndryshim të rendit të ditës dhe se seanca për Ahmetajn do të mbahet të hënën në orën 17:00.

Deputetët e Partisë Demokratike në shenj proteste bllokuan foltoren e Kuvendit dhe deklaruan se nuk do të ketë seancë normale pa ardhur kryeministri Rama të japë llogari për Ahmetajn.

Nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar socialist Taulant Balla, kërkoi pesë minuta pushim që deputetët të qetësohen dhe të vijohet me rendin e ditës.

“Sot Kuvendi ka të parashikuar një debat të rëndësishëm për raportin e komisoinerit për zgjedhjet. Unë e kuptoj se kur vjen fjala për zgjedhjet këta nuk bëjnë dot debat edhe pse do ishte mirë që dhe për shqetësimet që kanë ngritur copat e opozitës të bëhej një diskutim siç duhej për raportin e vitit 2022 ku kemi patur zgjedhjet e 6 marsit. Ju debat për zgjedhjet nuk bëni dot se ia keni marrë dorën nga humbja në humbje. Me qëllim rikthimin e seancës në normalitet dhe zhvillimin e një debati normal për zgjedhjet i kërkoj Kryetares së Kuvendit 5 minuta pushim. Deputetët të qetësohen dhe komisioneri Celibashi të bëhet gati për raportim”, tha Balla. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button