LajmeRajon

KDI: Të papranueshme përplasjet politike të shndërruara në përplasje fizike

Instituti Demokratik i Kosovës thekson se seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës u shoqërua nga skena të papranueshme të dhunës.

KDI thekson se një Kuvend, puna parlamentare e të cilit është mbushur me fyerje e ofendime, pa debate përmbajtjesore, kulmoi sot në skena të shëmtuara të konfrontimeve fizike.

“Imazhet sikurse këto janë rezultat i një klime joparlamentare, të cilës të gjithë akterët politik parlamentar, pa dallim, duhet të mos i kontribuojnë.

U bëjmë thirrje të gjithë partive politike dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të distancohen nga kjo klimë dhune që prodhoi skena të papranueshme brenda Kuvendit. Dhuna, asnjëherë, përballë çfarëdo situate nuk mund të jetë mjet politik dhe në asnjë kontekst nuk mund të përligjet sikurse kjo e sotshmja”, thuhet në reagim.

Po ashtu, KDI kërkon nga organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat e parapara me ligj ndaj akterëve të përfshirë në dhunë. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Back to top button