LajmeMaqedoniRajon

Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia me ekspozitën “Substrate” në Paris e fillojnë sezonin e Ballkanit të Hapur

Në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris sot zyrtarisht do të hapet ekspozita “Substrate”, si pjesë e iniciativës Ballkani i Hapur, i cili është projekt i përbashkët i tre artistëve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Në hapje të ekspozitës, kuratorja Klaudija Petzold, themeluese e “Curating Evolution”, do t’i drejtohet të pranishmëve, nënkryetares së Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Ministres së Kulturës Maja Gojkovic, si dhe Ministrave të Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Bisera Kostadinovska Stojçevska dhe Elva Margariti, njoftuan nga Ministria e Kulturës së Republikës së Serbisë.

Ekspozita “Substrate” studion aspekte të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të tre vendeve dhe tregon segmente (substrate) të përbashkëta që përfaqësojnë rajonin e Ballkanit të Hapur.

Ekspozita përfshin vepra të reja të Nina Zheljkovic nga Republika e Serbisë, Kristina Pulejkova nga Maqedonia e Veriut dhe Drijant Zeneli nga Shqipëria dhe po realizohet nën përkujdesin e ministrive të kulturës të tre vendeve.

Tre artistë të shquar bashkëkohorë nga rajoni prezantojnë veprat e tyre bazuar në kërkimet e tyre artistike në Serbi, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Duke u fokusuar në artin bashkëkohor si një platformë për ndërgjegjësimin dhe transformimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, projekti “Substrate” thekson lidhjet thelbësore që ekzistojnë midis Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, tre vendeve që aktualisht marrin pjesë në projektin e Ballkanit të Hapur dhe bën thirrje për një rilidhje me themelet e përbashkëta gjeofizike, ritualet dhe imagjinatat e përbashkëta që i lidhin ato.

Publiku do të mund ta vizitojë ekspozitën në Paris deri më 12 gusht 2023.

Ballkani i hapur është një nismë ekonomike rajonale, e cila inkurajon bashkëpunimin e tre vendeve të rajonit – Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Gjatë vitit të kaluar, ai u zgjerua në fushën e kulturës përmes bashkëpunimit të ministrive të kulturës të tre vendeve.

Sipas kësaj ideje, ministritë në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris filluan projektin “Sezoni i Ballkanit të Hapur”, i cili do të mbahet në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris në vitin 2024 për ta prezantuar këtë projekt ndërkombëtarisht.

Programi “Sezoni i Ballkanit të Hapur” do të jetë një mundësi për të tre vendet që të paraqesin vizionin e tyre për kulturën ballkanike, skenën e tyre të artit, storje nga historia, mite dhe legjenda, të gjitha në një koncept modern. Nëpërmjet dialogut ndërkulturor dhe një qasjeje ndërdisiplinore, projekti do të promovojë specifikat kulturore dhe artistike të Ballkanit.

Show More

Related Articles

Back to top button