LajmeMaqedoni

DPHM: Vala “përvëluese” e të nxehtit do të vazhdojë edhe javën tjetër

Zona e vendit tonë do të jetë nën ndikimin e një valë të nxehtë edhe gjatë javës së ardhshme, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Moti do të jetë shumë i nxehtë, në pjesën më të madhe të vendit me temperatura ditore mbi 35 gradë Celsius, e herë pas here edhe mbi 40 gradë, për çka do të jetë aktiv niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta.
Sipas parashikimit të DPHM-së, në zonën e Shkupit do të mbetet mot shumë i nxehtë me temperaturë minimale mbi 20 dhe maksimale mbi 39 gradë. Indeksi UV do të ketë një vlerë shumë të lartë prej 10.

Show More

Related Articles

Back to top button