Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori zbuloi për mediat, se klienti i tij aktualisht ndodhet në Angli ku po qëndron pranë familjes së tij.
Në lidhje me pyetjen se a do të kthehet, ish-zv.kryeministri për t’u përballur me drejtësinë, Ligori u shpreh se Ahmetaj do të vijë në Shqipëri kur të ketë lirinë.
“Zoti Ahmetaj ndodhet pranë familjes së tij, pranë vajzës së tij në Angli. Do të vijë në Shqipëri kur të ketë liri”, deklaroi avokati.
Më herët, Kuvendi miratoi me 117 vota pro kërkesën e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion që i hap rrugën arrestimit dhe kontrollit të banesës së ish-zv.kryeministrit