LajmeMaqedoni

Taravari: S’ka përçarje mes meje dhe Ziadin Selës! ASH-ja po rritet!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, thotë nuk ka përçarje mes tij dhe ish kryetarit të partisë, Ziadin Sela. Në një intervistë për gazetën LAJM, ai tha se me Selën ka raporte korrekte. Duke folur për dorëheqjen e drejtorit të Spitalit të Tetovës, njëherësh kryetari i degës së ASH-së në këtë qytet, Pëllumb Vela, Taravari tha se ai nuk është tërhequr nga partia dhe hodhi poshtë zërat se dorëheqja e tij është rezultat i përplasjeve brenda partisë së tij.

“Pëllumb Vela nuk është tërhequr prej ASH-së, ai vazhdon të mbetet anëtar i Aleancës për shqiptarët, vendimi i tij ishte që të tërhiqet prej pozicionit të drejtorit por edhe kryetarit të degës. Në Tetovë nuk ka ndonjë ndonjë përçarje. Në çdo parti ka njerëz të cilët mendojnë ndryshe dhe kanë vizione pak më ndryshe, ekzistojnë grupe, s’ka parti që s’ka grupe brenda saj. Por, mendoj do të arrijmë ta mbajmë unitetin e partisë, do të vazhdojmë të unifikuar dhe në shumicën e degëve ku kemi pasur kriza, jemi duke u unifikuar, kështu që edhe në Tetovë besoj se do të vazhdojmë të unifikuar, jo të ndarë. Gëzohem që Pëllumbi do të vazhdojë ta jep kontributin e tij në kuadër të degës”, tha mes tjerash, kryetari i ASH-së, Arben Taravari në një intervistë për gazetën LAJM.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Show More

Related Articles

Back to top button