Ministri I jashtëm, Bujar Osmani, ka realizur një bisedë telefonike me Kabinetin e Presidentit francez Emanuel Makron, nga ku, sic thuhet në një komunikatë nga MPJ-ja, është siguruar se gjatë përdorimit të mbiemrit për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, është bërë një gabim I paqëllimshëm.
MPJ
“Është konfirmuar qëndrimi zyrtar i Francës për respektimin e plotë të emrit zyrtar të vendit, shtetas të Maqedonisë së Veriut, si dhe mbiemrat përkatëse, në mënyrës siç janë definuar dhe pranuar në OKB, konform Marrëveshjes së Prespës”, kanë deklaruar nga Ministria për Punë të Jashtme
Reagimet pasuan pas deklaratës së Presidentit Macron në press-konferencën pas Samitit BE – Ballkani Perëndimor në Bruksel, javën e kaluar, kur ai kishte përdorur fjalën “maqedonasoverior”.