I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, së fundmi është shprehur se po punon për të bërë të mundur një takim tjetër mes përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës në nivel teknik.
“Ndërsa një javë tjetër e gjatë dhe produktive po i vjen fundi, më kujtohet fillimi i saj pozitiv që pata në Dubrovnik të Kroacisë, ku mora pjesë në Forumin vjetor të Dubrovnikut”, ka shkruar në Facebook Lajçak.
Forumi në Dubrovnik i ofroi, siç tha ai, një mundësi të shkëlqyer për t’u shoqëruar me aktorë kryesorë nga Ballkani Perëndimor dhe më gjerë, për t’u rilidhur me kolegët dhe miqtë me të cilët diskutoi hapat e nevojshëm për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës./abcnews.al