
Njukasëll ka ofruar 82 milionë paund për lojtarin e Napolit, Khviça Kvaratskhelia. Skuadra angleze, do që ta përgatit ekipin në mënyrën më të mundshme për ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe Premier Ligën.
Në sezonin e kaluar u rendit në vendin e katërt, duke siguruar fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pas një kohe të gjatë.
Nga ana tjetër skuadra e Napolit ende s’ka kthyer përgjigje për këtë ofertë të bërë nga ekipi anglez.