Të nderuar qytetarë, temperaturat skajshmërisht të larta ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe përhapjen e zjarreve në mjedise të hapura, sidomos nga djegija e hamulloreve që ndikojnë edhe te djegia e pyjeve. Zjarret gjithashtu ndikojnë në ndotjen e ajrit, shkatrrojnë biodiversitetin dhe kanë efekte tejet negative.
Ju lutemi të jeni të kujdesshëm dhe vigjilent në shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit!
Zjarrëvëniet e qëllimshme apo zjarret e shkaktuara nga pakujdesia, paraqesin vepër penale dhe sanksionohen me ligj, njoftojnë nga Komuna e Gostivarit.