Ish-komandanti i UÇK-së Meçan Zotaj ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë në Euronews Albania për të folur rreth protestës së veteranëve në Kosovë.
Ai tha se përveç faktit që qeveritarët e Kosovës janë kujtuar për veteranët vetëm për zgjedhjet, listat e tyre janë të fryra me njerëz që nuk e meritojnë të jenë në to.
“Faktikisht veteranët kanë marrë goditje sistematike duke i fryrë listat. Janë futur në to njerëz që janë përndjekur me njerëz që janë përndjekur si bashkëpunëtorë të okupatorit deri te kushërinjtë, farefisi nuset e djemve, kunatat, vëllezërit dhe disa komandantë të ushtrisë çlirimtare të Kosovës edhe disa njerëzve të pushtetshëm në partitë politike të thirrura kryesisht edhe në krahun e luftës por edhe në parti të tjera, që kanë pasur qasje gjatë aplikimit të certifikimit të veteranëve”,-tha Meçan Zotaj.
Theksojmë se ditën e shtunë në Prishtinë është mbajtur një protestë e organizuar nga ana e veteranëve të luftës.
Ata kanë paralajmëruar edhe bllokimin e seancave të Kuvendit kurdo që mbahen ato.