LajmeSport

Dalin detajet e ofertës së Juventusit për Frenk Kesin

Mesfushori i Barcelonës, Frank Kesi ka qenë i lidhur me një numër skuadrash këtë verë, por sipas raportimeve në Itali, oferta më serioze është ajo e Juventusit.

Agjentët e Kesit i kanë mohuar vazhdimisht raportet se Kesi mund të largohet nga klubi, pavarësisht se menaxheri Çavi Hernandez u tha mediave se ai ‘është në dijeni të situatës’. Interi dhe skuadrat e Arabisë Saudite kanë qenë të lidhura me Kessie në javët e fundit, por duket se Juventusi është tani në ‘’pole position’’.

“GdS” ka zbuluar se “La Vecchia Signora” dëshiron të huazojë Kesin me një opsion për ta blerë atë për 15 milionë euro sezonin e ardhshëm. Ai do të merrte kontratë 6.5 milionë euro nëse kjo marrëveshje do të realizohej. /IndeksOnline/

Show More

Related Articles

Back to top button