Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Nevzad Bejta, nuk do të jenë pjesë e Lëvizjes së re politike që pritet t’i prijë Izet Mexhiti e që do të nis rrugëtimin sot, shkruan gazeta LAJM.
“Nuk janë. Ata deklaruan publikisht, pra z.Bexheti në emër të z. Xhaferi dhe z.Bejta që do të funksionojnë si fraksion dhe faksioni nuk pranohet. Për këtë ata duhet të përgjigjen. Ne jemi konzekuent prej fillimit deri tani nuk ka qenë lojë brenda BDI-së dhe ne i rrijmë këtij udhëtimi të sinqertë, prandaj po promovojmë një ide të re, një lëvizje të re politike.
“Nuk e kemi diskutuar kush do të jetë drejtues, por nuk jemi të ngarkuar shumë me këtë. Është kauza që është ngritur dhe kësaj kauze i janë bashkuar shumë përkrahës, janë paralajmëruar edhe shumë të tjetër. Shfrytëzoj rastin të ju bëj apel edhe intelektualëve të pavarur, edhe atyre që kanë funksionuar në subjeket tjera dhe kanë pakënaqësi, e kanë derën e hapur në Lëvizjen e re politike e cila do të ketë për qëllim të kontribuojë në unifikimin e opozitës shqiptare dhe faktorizimin e votës shqiptare”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.