LajmeSport

De Ketelaere pranë transferimit në Holandë, Milan jep miratimin

Sharll De Ketelaere është pranë largimit nga Milan dhe transferimit te skuadra e PSV. Klubi holandez është në kërkim të një mesfushori pas largimit të Çavi Simons dhe emri i belgut është i pari në listë për ta zëvendësuar.

Gjithsesi, duke qenë se nuk ka mundësi financiare për të blerë kartonin e tij, PSV kërkon ta marrë lojtarin në formë huazimi. Sipas “Gazzetta Dello Sport”, Milani është gati të negociojë me klubin holandez, duke vendosur disa kushte. Kushti kryesor është huazim me të drejtë blerje për një shumë që i kalon 25 milionë euro. Ky kusht ka frenat disi PSV, që është në garë bashkë me Aston Villa për të siguruar shërbimet e De Ketelaere, që nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pioli.

Nga ana tjetër edhe vetë lojtari kërkon të luajë më shumë dhe është shprehur i gatshëm për t’u transferuar diku tjetër. De Ketelaere e di që nuk ka hapësira, sidomos pas afrimeve të fundit që ka bërë Milan. Për pasojë, “kuqezinjtë” po negociojnë për t’i gjetur një sistemim lojtarit, duke pranuar vetëm shitje direkte apo huazim më të drejtë blerje, për një shumë që kalon 25 milionë euro. Edhe në këtë rast, Milani do të dilte me humbje, pasi belgu u blë për 35 milionë euro verën e kaluar.

Show More

Related Articles

Back to top button